Kemi parë shpesh që tenistët të nervozohen, madje edhe të thyejnë raketat. I ndodh edhe numrit 1 në botë dhe një tenisti të suksesshëm, si Novak Djokovic.
Serbi pranon se është një njeri me ndjenja dhe se jo gjithnjë fiton. Ashtu si shumë kolegë të tij edhe tenisti serb është “kapur mat” nga nervat, duke goditur raketën me forcë dhe thyer atë në fushë.
“Jo gjithnjë ruajmë ekuilibrin në fushë. Ka momente kur humbas kontrollin në fushë. Në ndonjë rast thyej edhe raketën edhe pse kjo nuk është një shenjë apo gjest i mirë.
Pasi e kryej këtë veprim gjithnjë pyes veten se përse e bëra, por është tepër vonë. Ndonjëherë këto veprime shërbejnë për të shkarkuar nervozimin dhe më pas rikthehesh në fushë më i karikuar.
Më duket sikur aty sfidoj egon time. Gjithsesi, këto janë momente nervozizmi që mundohem t’i evitoj gjithnjë” – është shprehur tenisti Novak Djokovic.