MENU
klinika

Vlorë

Dy peshkatarë rrezikonin mbytjen, ndërhyn anija e ‘Forcës Detare’

21.04.2019 - 09:25

Dy peshkatarë të cilët kishin mbetur në det të hapur dhe rrezikonin mbytjen janë shpëtuar nga Forcat Detare.

Ishte anija “Mati” e Forcës Detare që shpëtoi dy peshkatarët në perëndim të gadishullit të Karaburunit.

Ata kishin dhënë alarmin për ndihmë, pas të cilit u gjetën rreth 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit, siç bëjnë me dije burime policore.

Peshkatarët G.L dhe A.H dhe mjeti lundrues “Syri 2366”, u rimorkiuan pa probleme në Triport.

Nuk dihet ende avaria që mund të kenë pësuar ata në det të hapur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN