MENU
klinika

Detajet

Greqi/ Ish-zyrtari gjendet i shkrumbuar në makinë

03.04.2019 - 09:31

Një person është gjetur i djegur në një makinë të shkrumbuar në Greqi.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në Fokida në rrugën nga Amfisa për në Prosilio. Makina tip “Peugot” mësohet se është në pronësi të një 60-vjeçari, ish-zyrtar i burgut. Forca të shumta policore dhe zjarrfikës shkuan në vend, dhe po hetohet nëse në këtë rast nëse është një aksident apo një veprim kriminal.

Makina është gjetur në një rrugë ku ka kalim të shpeshtë të makinave, por askush nuk e ka parë. Rruga është bllokuar nga policia dhe pritet mjeku ligjor për të shqyrtuar kufomën e shoferit, si dhe vijojne hetimet për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur tragjedia.

Gjithashtu, policia greke po punon për të identifikuar viktimën e gjetur të djegur në makinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gara për Parlamentin dhe grek e europian

Zgjedhjet në Greqi/ Në lista edhe emigrantë shqiptarë

Investimet në Shqipëri

Greqia bie nga “froni”