MENU
klinika

Ekonomia e vendit "primitive"

Cili sektor dominon me 19%?

09.04.2019 - 12:53

Sipas disa të dhënave nga databaza e Bankës Botërore për vitin 2017, vihet re se edhe pse Shqipëria nuk plotëson as 50% të nevojave të konsumit të brendshëm me prodhime bujqësore, sektori i bujqësisë ka peshën më të lartë me PBB në Evropë.

Sipas të dhënave, në Shqipëri bujqësia zë 19% të PBB-së me një diferencë prej 10 pikësh përqindje me Kosovën.

Shqipëria zë vendin e dytë me peshën më të lartë të bujqësisë në Evropë.

Pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare është 6 herë më e lartë se mesatarja e Evropës dhe 3-fishi i mesatares rajonale.

Përsa i përket renditjes në botë, Shqipëria u rendit krah vendeve afrikane e 36-ta me peshën më të lartë të bujqësisë në ekonomi.

Struktura e ekonomisë së rajonit, ku përfshihet edhe Shqipëria dominohet nga shërbimet. Shërbimet zënë 51-71% të ekonomisë në varësi te vendeve.

Në Shqipëri, industria e shërbimeve zë peshën më të ulët në ekonomi me 51%, edhe pse ka 316 km vijë bregdetare.

Në strukturën e ekonomisë shqiptare, bujqësia është dominante.

Kjo për shkak të copëzimit më të lartë të tokës në krahasim me rajonin dhe një zhvillimi spontan të paorganizuar.

Pesha e bujqësisë në strukturën e ekonomisë shqiptare është sa trefishi i rajonit.

Pesha e bujqësisë në vendet e rajonit:

-Maqedoni, 7.9%
-Mal të Zi, 6.8%
-Turqi, 6.1%
-Serbi, 6%
-Bosnjë, 5.6%
-Kosovë, 9.1%

Sektori i shërbimeve në vendet e rajonit:

-Bosnjë Hercegovinë, 64.8%
-Serbi, 59%
-Kosovë, 57.4%

Manifaktura:

Në rajon kjo strukturë ka dyfishin e peshës në krahasim me Shqipërinë

-Shqipëri, 5.6%
-Bosnjë, 13.2%
-Kosovë, 13.2%
-Maqedoni, 11.8%
-Mal i Zi, 4.9%
-serbi, 19.1%

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sinjal besimi në rritje

Banka Botërore vlerëson eurobondin

Zhvillim i produktit turistik

BB investon sërish në Gjirokastër