Po të mos ishte për partnerin e saj, Eva Mendes ndoshta nuk do të ishte kurrë bërë nënë.
Aktorja e famshme, e cila ka qenë e fokusuar gjithmonë te puna dhe karriera, ndryshoi mendim kur njohu bashkëshortin e saj.
Emri i tij u bë edhe arsyeja për të ndryshuar mendim dhe për të bërë ndryshimin e madh.
Aktori i njohur Ryan Gosling di të jetë një bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm sipas aktores.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Women’s Health”, Mendes tregoi se çfarë e shtyu të ndryshonte mendim dhe të bëhej nënë.
“Ryan Gosling. Domethënë të bija në dashuri me të. Më pas kishte kuptim për mua që të kisha, jo fëmijë, por fëmijët e tij. Ishte shumë specifike për të”.- është shprehur ajo.