1 vit pas ndarjes nga jeta të Aviicit, familja do të publikojë albumin e lënë përgjysmë.
Në 20 prill të vitit të kaluar DJ me famë botërore, Avicii u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Ai la pas shumë punë të tij, të cilat së shpejti pritet të gjejnë dritën e publikimit.
“Daily Mail” ndan lajmin se familja e DJ do të publikojë një album me këngë origjinale të Avicii-t, për rastin e 1-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Përpara se të ndërronte jetë, ai ishte gati drejt kompletimit të albumit, por nuk arriti ta përfundonte punën e tij.Është mësuar se kjo vepër artistike do të quhet “Tim”, emri real i DJ.
Gjatë karrierës së tij, Avicii punoi me disa nga personazhet më të njohur të muzikës dhe në një kohë fare të shkurtër fitoi zemrat e publikut me këngët e tij
Në 2016 ai vendosi të hiqte dorë nga performancat ‘live’, për shkak të problemeve të shumta me shëndetin, kryesisht mendor, si stresi dhe ankthi. Në një dokumentar të realizuar bazuar në histori të vërteta nga Avicii,përmendej se ai jetonte në një presion të vërtetë, sepse i duhej të jepte 320 performanca brenda një viti.
Motoja e tij ishte: “ Një dite do të largohesh nga kjo botë, jeto në një mënyrë që të kujtohesh“.
Ai u largua në mënyrë të papritur shumë i ri, kur kishte arritur majat e suksesit dhe famës, në moshën 28- vjeçare.