MENU
klinika

Tenis

Federer rrëmben trofeun 101 në karrierë

01.04.2019 - 10:28

Ashtu siç pritej, tenisti zviceran Roger Federer triumfoi në Mastersin e Miami-t, duke mundur thjesht 2-0 dhe pa shumë vështirësi gjigantin amerikan John Isner, 6-1, 6-4.

Më 23 mars tenisti zviceran ishte shumë pranë disfatës me tenistin Radu Albot, megjithatë pas humbjes së setit hapës në takimin me tenistin moldav Roger, fitoi 6 ndeshje radhazi, madje pa humbur asnjë set.

Ishte finalja e 50 në karrierë për sa i përket turneve Masters, për numrin 5 të botës, praktikisht një finale pa histori, sepse 37-vjeçari nga Bazeli fitoi shortin dhe preferoi për t’ia lënë shërbimet pikërisht tenistit nga Shtetet e Bashkuara.

Masters i radhës do të zhvillohet në mesin e muajit prill dhe bëhet fjalë për turneun e Montecarlos, në fushat me dhe, ndërkaq ky ishte trofeu i 28 Masters për tenistin helvet.

Në moshëm 37 vjeç e 8 muaj, një rekord padyshim, duke u ngjitur në këtë mënyrë në kuotën 101 turne të fituar gjithsej në karrierë.