MENU

Fondet nga Programi i Bujqësisë

579 milionë lekë për fermerët, shpërndarja

16.04.2019 - 17:09

Ministria e Bujqësisë publikon skemën e re për fermerët për vitin 2019. Janë përcaktuar fondet dhe skema sipas të cilës do të ndahen 704 milionë lekë, nga të cilat 579 milionë lekë do të shkojnë për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara, për dorëzimin e qumështit,  si dhe për açuge dhe sardele të peshkuara.

Skema

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural shpall thirrjen për aplikime nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, viti 2019.

Bazuar në VKM Nr. 128, datë 13.3.2019, të ndryshuar, për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe masës së financimit për vitin 2019, Fondi prej 704 milionë lekësh mbështet sektorët për :

Rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara, për dorëzimin e qumështit,  si dhe për açuge dhe sardele të peshkuara. Buxheti i vënë në dispozicion është rreth 579 milionë lekë i ndarë në:

  1. Mbështetje për tufën bazë, 1.000 lekë për çdo krerë dele dhe/ose dhi;
  2. Mbështetje për dorëzimin e qumështit 10 lekë/litër;

Në Fondin e Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, i miratuar në buxhetin e vitit 2019,i shtohet shuma prej 84 mln lekësh për pagesat për dorëzimin e qumështit, lëndë e parë nga fermerët, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 mijë Lekë / për subjekt.

  1. Mbështetje për mbarështimin e bletarisë me 1.000 lekë/koshere;
  2. Mbështetje ndaj anijeve të peshkimit, me vlerë 20 lekë/kg açuge dhe/ose sardele të peshkuara dhe tregëtuara në stabilimentet shqiptare të përpunimit.

Për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit”me buxhet 125 mln lekë

  1. Mbjellja e ullinjëve, 350.000 lekë/ha për format intensive të mbjelljes, 250.000 lekë/ha për format tradicionale të mbjelljes dhe 70.000 lekë/ha për mbjelljet në ullishtat e degraduara. Për sipërfaqet mbi 0,5 – 10 ha aplikohen masa financimi favorizuese (me bonuse).
  2. Mbështetja për instalimin e sistemit të ujitjes me pika në ullishte në vlerën 250.000 lekë/ha.
  3. Blerje e makinerive dhe pajisjeve për vjeljen e ullirit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5.000.000 lekë për subjekt.
  4. Blerje e makinerive dhe paisjeve për prodhimin e vajit të ullirit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20.000.000 (njëzet milionë) lekë për subjekt.

Përfitues të kësaj mase mbështetëse mund të jenë, subjekte me status fizik, juridik ose SHBB të regjistruar në QKB për aktivitetin që aplikojnë.

fermere-shkoder-konica.al

Mbështetja e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

  1. Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 lekë për subjekt..
  2. Mbështetje për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 10.000.000 lekë për subjekt.
  • Përfitues të këtyre masave mbështetëse mund të jenë, subjekte me status fizik, juridik ose SHBB të regjistruar në QKB për aktivitetin që aplikojnë

Aplikimi afatet dhe dokumentet

Thirrja për aplikime do tëqëndrojë e hapurnga data 22.04.2019 deri 17/05/ 2019.

Informacioni për mënyrën e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe procedurat deri në përfitimin e mbështetjes financiare gjendet pranë20 AGROPIKA-ve në qytetet: Tiranë, Durrës, Kavajë,Lushnjë, Berat, Fier, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, Korçë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë, Lëzhë, Shkodër, Pukë,  Kukës, Dibër, Mat.

  • 16 zyrat e AgjenciveRajonale të Ekstensionit të Bujqësisë
  • Zyrave qendrore të AZHBR
  • Si dhe në faqen e internetit:azhbr.gov.al

Aplikimet për masat direkte me nr. 1 deri 6 do të bëhen mbi bazën e  parimit “0 dokumenta” në momentin e aplikimit.

Aplikimet Online do të behën me asistencën e specialistëve dhe inspektorëve  të AGROPIKA-vë dhe / specialistëve të ekstensionit në Agropika, që do këshillojnë aplikantët për aplikime të sakta.

  • Përfitues të këtyre masave mbështetëse mund të jenë, subjekte me status fizik, juridik ose SHBB të regjistruar në QKB për aktivitetin që aplikojnë

Aplikantët duhet të paraqiten pranë sporteleve të Agropikave me një dokument identifikimi / (kartë identiteti ose pasaportë biometrike). Dhe në rastin kur aplikanti ka statusin fermer, krahas tyre duhet të ketëNIPT-in e fermerit AKTIV. Sportelet e aplikimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 8:00 deri në 16:30.

Aplikimet për masat mbështetëse të investimeve nr. 7 deri në 10 do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të AZHBR. Për kriteret specifike dhe dokumentacioni i nevojshëm për  çdo masë do të jepen te detajuara në Udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Të cilat do të publikohen në faqen e internetit të AZHBR: azhbr.gov.al.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN