MENU

Formula 1

Ferrari premton kthesën/ Dominon në provat e lira

26.04.2019 - 22:10

Fundjava e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Ferrarin.

Dy pilotët e skuadrës italiane ishin më të shpejtët në sesionin e dytë të provave të lira.

Charles Leclerc regjistroi kohën më të mirë duke vënë në rresht të gjithë rivalët përfshirë edhe shokun e skuadrës Sebastian Vettel që u rendit i dyti me 3/10 e sekondës më i ngadaltë se Leclerc.

Në vendin e tretë u klasifikua makina Mercedes e Lewis Hamilton, 6 të dhjetat më e avashtë.

Pas tij u renditën dy pretendentë të tjerë, Max Verstappen me Red Bull e Valtteri Bottas më makinën tjetër Mercedes.

Sesioni i dytë u zhvillua normalisht pas incidentit që ndodhi në sesionin e parë, me një pusetë që shkatërroi makinën Williams e ndërpreu provat.

Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare për “pole position”, ndërsa të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, gara e 4-t sezonale në Formula 1.