MENU

Arsyeja

UFC përjashton përgjithmonë yllin rus

26.04.2019 - 18:09

Sportisti i peshave të rënda, Ruslan Magomedov është përjashtuar përgjithmonë nga UFC.

Shkak i përjashtimit është bërë testi i dopingut ku Magomedov rezultoi pozitiv

Agjencia e anti-dopingut në Amerikë (USADA) deklaroi të hënën se sportisti dështoi në testin antidoping dhe refuzoi të ribënte testin në datën 5 Shkurt 2019.

“Magomedov është përjashtuar nga UFC për shkak të shkeljes së rregullores dhe mos pranimit të ritestimit të bërë nga autoritetet e antidopingut”,-thuhej në deklaratën e tyre agjencia.

Por kjo nuk është hera e parë që 32-vjecari rezulton pozitiv në testin e dopingut.  Në shtator të vitit 2016, sportisti rus rezultoi pozitiv me ostarinë, ku u pezullua me 2 vite nga çdo aktivitet.

Magomedov ruan një rekord prej 14 fitoresh dhe 1 humbje në UFC.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Atalanta mposht Fiorentinën

Finale shqiptarësh në Kupën e Italisë