MENU
klinika

Tabelë ekzekutimi i vendimeve gjyqësore

Fitojnë gjyqin me ATP, kompensohen 95 pronarë

20.04.2019 - 16:36

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 95 vendime gjyqësore të formës së prerë ku pronarët kanë fituar të drejtën mbi pronën e tyre. Agjencia ka firmosur ekzekutimin e vendimeve që datojnë nga viti 2014 deri në maj të vitit 2019.

Sipas listët së publikuar nga vetë agjencia mëoshet se përfituesit janë nga gjithë vendi, ndërkohë që shuma që do të përfitojnë është përcaktuar me vendim gjykate rast pas rasti.

Bëhet fjalë për 95 dosje, përmes të cilave pretendentët e pronave, të pakënaqur me trajtimin e ligjit në fuqi të para 3 viteve, por edhe me ligjin aktual, tashmë me vendime të formës së prerë do të paguhen automatikisht nga Përmbarimi. Sipas ligjit në fuqi këto dosje janë shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit brenda vendit dhe një pjesë e tyre kanë marrë edhe vendimin nga ‘Strasburgu’.

Ligji për trajtimin e pronës në nenin 29 të tij pa parashikuar procedurën e ankimit: “Kundër vendimit të ATP-së për njohjen e së drejtës, palët e interesuara dhe Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi, pranë Gjykatës së Apelit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në ligj.

Ndërkohë që, të gjitha vendimet përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit dhe ato që do të merren deri në përfundim të procesit, do të zbatohen sipas parashikimeve të këtij ligji.

Vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kompensim do të bëhet duke vlerësuar financiarisht pronën e njohur për kompensim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompensimi dhe trajtimi i pronave

KLSH çon në Prokurori dy ish-drejtues të ATP-së