MENU
klinika

Frenimi i Korrupsionit

Raporti i FMN-së: Mund të gjenerojë 1 trilion dollarë

05.04.2019 - 16:02

Në një hulumtim të fundit të kryer nga Fondi Monetar Ndërkombëtar theksohet fakti se frenimi i korrupsionit mund të gjenerojë 1 trilionë dollarë në të ardhurat nga tatimi në mbarë botën.

“Më pak korrupsion nënkupton humbje më të vogël të të ardhurave dhe një kualitet më të lartë në infrastrukturë dhe edukim. Frenimi i korrupsionit gjithashtu përmirëson besimin e përgjithshëm publik ndaj qeverisë”, bëhet me dije në hulumtimin e FMN-së.

FMN përqendrohet tek transparenca dhe mbikqyrja si elementë kryesorë në frenimin e korrupsionit në industritë e minierave, naftës, prokurimit dhe administrimit të ndërmarrjeve shtetërore, fusha këto të cilat njihen si pika të nxehta për korrupsion.

“Ajo që na habiti është se efekti i transparencës është shumë më i fortë në vendet që kanë një media të lirë ose një shoqëri civile të fuqishme”, ështe shprehur Paolo Mauro, zëvendës drejtor në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamenti i Çështjeve Fiskale.

Ndër rekomandimet e tjera për të frenuar korrupsionin, Fondi bën thirrje për profesionalizimin e shërbimit civil, duke përfshirë punësimin në bazë të meritave, si dhe nevojën për rregulla të thjeshta tatimore. Raporti rekomandon teknologji që mund të luftojë korrupsionin.

Për shembull, zbatimi i prokurimit online shihet si mënyrë më e lirë dhe e shpejtë e luftës kundër korrupsionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në ngërç kreditimi

Bie kredia për ekonominë, FMN zbulon shkaqet

Liberalizim apo kontroll shtetëror...

Çfarë nxisin krizat ekonomike?