MENU
klinika

"Ndihem krenar"

Gashi në New York Times, “Një histori pozitive për shqiptarët”

08.04.2019 - 11:55

Duke qenë se konsiderohet si një nga artistët e rinj më të mirë, prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar Gashit një artikull të veçantë për jetën dhe karrierën e tij. Të jesh pjesë e faqeve të “The New York Times” është sukses, prandaj Gashi nuk ka ngurruar t’i ndajë me të gjithë emocionet për këtë gjë.

Gashi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në SHBA dhe jo vetëm.

Ai ka treguar se gjithë jetën e tij ka parë të atin duke lexuar historitë negative për shqiptarët në gazetë, ndërsa sot shikon për herë të parë një histori pozitive nga shqiptarët për shkak të të birit.

Gashi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të shkëputur nga artikulli dhe përkrah saj ka shkruar: “Duke u rritur kam parë gjithmonë tim atë duke lexuar disa histori negative për shqiptarët në “New York Times”. 2019 djali i tij është në gazetë dhe historia është pozitive. Kemi lajme të mira”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN