MENU
klinika

Taylor Swift mikesha më e mirë

Gigi Hadid: “Fama kushton…”

03.04.2019 - 16:12

Ajo është një nga modelet më seksi dhe më të pëlqyera dhe ka sfiluar në pasarelat më të njohura botërore. Por në intervistën e fundit për Vanity Fair, modelja Gigi Hadid ka shpërthyer në lot. Ajo është shprehur se shpeshherë fama të bën të të iki kontrolli i jetës nga duart.

Kjo gjë më shkakton emocion sepse herë pas here fama të bën të humbësh kontrollin e jetës. Mendoj se është shumë e vështirë. Padyshim që njerëzit të gjykojnë”.-tha mes të tjerash  modelja mes lotësh.

Ajo theksoi se një nga personat që e ka ndihmuar më së shumti ti kalojë këto çaste ka qenë mikja e saj e ngushtë këngëtarja Taylor Swift.

Diçka e mrekullueshme nga miqësia ime me Taylor është fakti se  me atë  kam kaluar nga fëmijëria shumë çaste derisa jam rritur. Fakti që ne jemi bërë shoqe të ngushta më ka ndihmuar të kuptoj se çfarë mendon truri i saj që krijon ato vargje”,-ka thënë Gigi.

Ajo dhe këngëtarja Taylor Swift janë bërë mikesha të afërta në verën e vitit 2015 kur modelja u bë pjesë e klipit “Bad Blood” të këngëtares së njohur.