04.04.2019 - 10:59
Një predhë, e cila i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur në fshatin Frakull të Fierit.
Predha është gjetur në zonën e liqenit të Frakullës së Madhe, nga banorët e fshatit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Mësohet se ajo peshon rreth 300 kg dhe është e gjatë 129 centimetra.
Menjëherë pas marrjes së informacionit forcat e ushtrisë kanë rrethuar zonën ku ndodhet predha.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës