MENU
klinika

Problematikat aktuale

Gjimnazi ndahet në dy pjesë/ Shahini: Vendim i paligjshëm

27.04.2019 - 19:59

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar një vizitë në Dibër pranë gjimnazit “Said Najdeni” ku ka takuar përfaqësues të drejtorisë arsimore Dibër, dhe mësues të ndryshëm për të diskutuar në lidhje me problematikat aktuale.

Shahini është ndalur kryesisht te ndarja e gjimnazit në dy pjesë, të cilën e ka cilësuar një vendim të paligjshëm dhe të gabuar nga ana e drejtoreshës së mëparshme.

“Ndarja e gjimnazit në dysh, ku një pjesë e nxënësve janë dërguar të mësojnë në objektin e vjetër, ishte një vendim i paligjshëm dhe i gabuar i drejtoreshës së mëparshme, që ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi tek nxënësit dhe mësuesit”, duke theksuar se kjo problematikë do të gjejë adresimin e duhur në të ardhmen.

Shahini prek edhe çështjen e riorganizimit të zyrave e drejtorive rajonale arsimore, i cili sipas saj është në funksion të plotë të modernizimit të shërbimeve publike brenda institucioneve të sistemit parauniveristar.

“Ky proces do të vazhdojë sepse ne nuk mund të lejojmë moszbatimin e rregullave nga askush. Peshkopia është 4 orë larg nga Tirana, por kjo nuk do të thotë se punonjësit e ministrisë mund të shkelin rregullat dhe të mos ndëshkohen!”, u shpreh ministrja Shahini duke nënvizuar se do ta bëjë rrugën sa herë të jetë nevoja deri sa të sigurohemi se nxënësit e Dibrës të marrin shërbimin arsimor më të mirë të mundshëm