MENU
klinika

Kush e përfiton?

Bursa për ekselentë/ 1 mijë dollarë dhe përjashtim nga tarifa

24.10.2018 - 17:46

260 maturantë ekselentë që kanë zgjedhur mësuesinë do të përfitojnë nga bursa prej 1 mijë dollarëshe.

Ata do të përjashtohen dhe nga tarifa e studimeve dhe nëse mbesin me rezultate të larta, do ta marrin këtë shumë përgjatë gjithë viteve të studimit.

Nga 3 mijë e 700 maturantë që zgjodhën degën e mësuesisë vetëm 260 rezultojnë ekselentë me notën mesatare mbi nëntë.

Janë pikërisht këta studentë që do të përfitojnë nga bursa prej 1 mijë dollarësh, shumë të cilën do ta marrin të ndarë në disa muaj, madje ata përjashtohen nga tarifa e studimit.

Besa-Shahini-konica.al
Besa-Shahini-konica.al

Zv./ ministrja e Arsimit Besa Shahini konfirmon dhe njëherë kriterin për bursën dhe sa do të jetë ajo.

“Maturantët më të mirë që notën mesatare nga gjithë shkolla e mesme dhe matura do ta kenë mbi 9 do të marrin bursën dhe do të lirohen nga tarifat.”

Por kjo bursë nuk do te jetë vetëm për vitin e parë të studimit. Ata që do të ruajnë rezultatet e larta, do ta përfitojnë atë për të treja vitet.

“Në arrijnë të mbajnë notën mestarae mbi 9 do të vazhdojnë të marrin dhe përfitojnë nga kjo bursë.

Duam të nxisim më të mirët, të përkushtuarit ndaj mësimit dhe dijes që të vazhdojnë për tu bërë mësues dhe pastaj ti vendosim nëpër shkolla në mënyrë që shkolla të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies.”

Programet e edukimit nuk janë i vetmi prioritet i Ministrisë së Arsimit, si dhe shton faktin se do të ketë lehtësira edhe studentët që do të zgjedhin programet lidhur me shkencën dhe teknologjinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN