MENU
klinika

Detajet

“Gjuajnë me gurë e mallkojnë”/ Sërish përplasje te Bregu i Lumit, zbarkon policia

09.04.2019 - 08:28

Sërish tensione dhe përplasje të forta ka sot mes banorëve të Bregut të Lumit dhe forcave të policisë.

Banorët kundërshtojnë me forcë shembjen e banesave të tyre në këtë zonë për shkak të projektit të Bashkisë për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Forca të shumta policie kanë shkuar sërish në vend, ku edhe janë shoqëruar disa persona të zonës së Bregut të Lumit që protestuan dje.

Forcat e policisë janë pajisur me skafandra, ndërkohë banorët gjuajnë me gurë e mallkojnë.