MENU
klinika

Fjala në Parlament

Grabitja Rinas/ Lleshaj: Policia u njoftua me vonesë, porta nuk iu hap sepse…

18.04.2019 - 10:58

Gjatë interpelancës në Parlament, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli në lidhje me grabitjen në Rinas.

Lleshaj tha se debati është spostuar në planin politik dhe emocional.

Ai tha se policia është njoftuar me vonesë nga kontraktori që duhet të garantojë sigurinë brenda aeroportit të Rinasit.

Diskutimi që ka shpërthyer si përherë ka tentuar të spostohet në plan politik e emocional duke iu larguar diskutimit racional duke tentuar drejt absurdit, ka pasur gatishmëri të madhe për të prodhuar skenarë apokaliptikë, se çfarë mund të kishte ndodhur, cila gjëmë do i kishte gjetur funksionarët e lartë të shtetit që përdorën aeroportin atë ditë, të tjerë edhe nëse çfarë do ndodhte nëse do ishte rrëmbyer avioni, etj, imagjinata mund ti prodhojë dhe janë legjitime, por nuk na çojnë asgjëkundi”, tha ai.

Lleshaj shtoi më tej se:Me ligj, miratuar para 15 vitesh, përgjegjësia i është transferuar kontraktori privat, nuk do ta kisha votuar kurrë këtë vendim, por duhet ta dini se vendimi për këtë, është marrë në këtë Kuvend dhe është pranuar, toleruar, pëlqyer 15 vite me radhë dhe ju e dini fort mirë se kush ka qenë në karrige gjatë 15 viteve.

U njoftua me vonesë policia e shtetit, pasi e kishte marrë në rrugë të treta njoftimin për ngjarjen dhe cenimin e sigurisë, në mënyrë zyrtare kompania njoftoi sallën e Rinasit 6 minuta e 30 sekonda më vonë nga nisja e ngjarjes.

TIA njoftoi aviacionin civil shqiptar 30 minuta pasi ndodhi ngjarja. Policia ka tentuar të hyrë brenda, por porta nuk ishte hapur pasi e ka në komandë kompania e sigurisë së aeroportit”, tha Lleshaj.