MENU
klinika

Çfarë tha?

Grabitja Rinas/ Zbardhet dëshmia e “Dajës”: Kam video që vërtetojnë se…

30.04.2019 - 13:45

Detaje të reja nga grabitja e miliona eurove në Rinas dhe vrasja e Admir Muratajt.

Sot para Gjykatë së Krimeve të Rënda ka dalë Ragip Hajdini, i identifikuar nga Alkond Bregasi si daja nga Kosova.

Hajdini është njohur sot me masën e sigurisë “arrest me burg”, si pjesë e grupit të grabitësve të Rinasit.

Ragip Hajdini rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg flori nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë në vitin 2012.

Aktualisht, ai ndodhet në dhomat e paraburgimit në Policinë e Tiranës, i dyshuar për 3 vepra penale.

Ndërkohë mësohet se Hajdini para gjykatës ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar ballafaqim me Alkond Bregasin.

Unë kam njohje me familjen Murataj. Isha në varrimin e Admirit pasi kam njohje me vëllain e tij. Nuk jam unë “daja” që kërkoni. Po të kisha lidhje unë, nuk rrija këtu.

Kam pamje filmike që nuk isha aty ditën e grabitjes. Isha në një drekë mes miqsh”, mësohet të jetë shprehur Hajdini para trupit gjykues.