MENU
klinika

Detajet

Grabitja Rinas/ Del sot para Gjykatës, “Daja” nga Kosova refuzon të flasë

29.04.2019 - 11:08

Rreth tre ditë më parë u arrestua personi i gjashtë i dyshuar si i përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Bëhet fjalë për Ragip Hajdinin, 50-vjeçarin nga Peja, i identifikuar nga Alkond Bregasi si “Daja nga Kosova”.

Hajdini ka refuzuar të japë shpjegime para grupit hetimor në lidhje me përfshirjen e tij në grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Për rreth 48 orë që ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, “Daja” nga Kosova është pyetur, por nuk ka pranuar të flasë.

Sot Hajdini del para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do të njihet me masën e sigurisë.

“Daja” edhe në Kosovë rezulton me precedentë penalë. Ai dyshohet se ka grabitur 25 kg flori nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë në vitin 2012.