MENU
klinika

Deklarata

Grupet kriminale/ Paralajmëron Lleshaj: Do marrim masa të forta!

08.04.2019 - 14:10

Gjatë një konference me homologun e tij çek, Jan Hamace, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se grupet kriminale do të marrin goditje në të gjitha krahët.

“Ne jemi të interesuar dhe të shqetësuar edhe për perceptimin publik që nuk është në nivelin maksimal. Ne do ta adresojmë perceptimin publik. Do të marrim masa të forta për të thelluar luftën ndaj atyre grupeve kriminale që nuk janë vënë para drejtësisë për arsye të punës nevojitet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale”, tha ai.

Lleshaj nënvizoi se në Shkodër janë marrë masa të rrepta për goditjen e krimit dhe siguroi se grupet kriminale do të marrin goditje në Shkodër, Elbasan dhe qytete të tjera të vendit.

Do të bëhet një qasje e integruar që strukturat ende të mbijetuara të krimit në qarkun e Shkodrës të marrin një goditje nga të gjitha krahët, në mënyrë që ky fenomen dhe kjo pasiguri e krijuar për shkak të veprimtarisë së këtyre grupeve të marrë fund njëherë e mirë në Shkodër, Elbasan e gjetiu”, deklaroi Lleshaj.