MENU
klinika

"Unë dhe deputeti Murrizi..."

‘Grupi Parlamentar i Demokratëve’, Hajdari u përgjigjet kritikëve

19.04.2019 - 14:27

Pas deklaratave të shumta kundër krijimit të grupit parlamentar nga deputetë të rinj në Kuvend, ka ardhur reagimi i deputetes Rudina Hajdari.

Përmes një postimi në Facebook, Hajdari shkruan se Grupi Parlamentar Demokrat është krijuar në në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit.

Komenti i plotë:

“Grupi Parlamentar Demokrat” është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Sikurse unë ashtu edhe deputeti Myslim Murrizi nuk jemi larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike me vendimin për “dorëzimin në bllok të mandateve” vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD.

Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se:

“2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh.

Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit”.

Ndaj nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD (dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor) por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar.

Grupi Parlamentar Demokrat është krijuar mbi bazën e orientimit politik të djathtë me qëllim:

-Zgjidhjen e krizës politike përmes Reformimit të sistemit zgjedhor (politik).
-Përfaqësimin e vërtetë dhe me integritet të Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.
-Misionin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.