Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër me nje shënim ne Twitter nga Berlini.
Më pas ka kthyer një përgjigje për të gjithë ata që kanë folur për dështim të Shqipërisë, për negociatat, apo edhe lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërkohë që vetëm pak më parë ka vlerësuar si shumë të rëndësishme takimet e mbajtura atje, duke thënë se pas tyre, mesazhi ishte i qartë dhe se Shqipëria meriton çeljen e negociatave.
Rama dha një pergjigje për gjithçka u tha lidhur me dështimin.
Postimi i Rames:
“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpêruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrësesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush“.