Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani.
Ai, ka thënë se misioni për liri u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së martirëve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se misioni për liri u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së martirëve.
“Në nderim të dëshmorëve të Prishtinës, kam bërë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani. Në ditën e sotit kujtojmë të rënët në masakrën e Makocit dhe dëshmorët e martirët e Betejës së Marecit”, ka thënë në shkrimin e tij Haradinaj në Facebook.
Shkrimi i plotë:
“Në nderim të dëshmorëve të Prishtinës, kam bërë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani. Në ditën e sotit kujtojmë të rënët në masakrën e Makocit dhe dëshmorët e martirët e Betejës së Marecit. Misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë, dhe betim yni se ky ishte brezi i fundit që u flijua për atë që është fituar një herë – për tokën, lirinë dhe të drejtën tonë“.