MENU
klinika

"Harmonia, disfatë e djallit"

Serbët provokojnë bukëpjekësin shqiptar

28.04.2019 - 09:07

Shfaqja e tij në Facebook duke bërë shqiponjën i ka kushtuar shtrenjtë shqiptarit në Beograd.

Dhjetra banorë të një lagjeje i kanë bllokuar shqiptarit furrën dhe vitrinën e jashtme ia kanë mbuluar me letra që mbajnë hartën e Kosovës nën flamurin serb. Në to bëhet thirrje se “harmonia është disfatë e djallit”.

“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe.

Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekstin e një përshkrimi në një faqe në Instagram, që ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Harmonia është disfatë e djallit”, thuhet më tej aty.

Ky postim ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahëse nga serbët e tjerë.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga kjo protestë, ndërsa brenda furrës është hedhur edhe një kokë derri si nënçmim ndaj shqiptarëve myslimanë.