Ai është cilësuar si një nga aktorët më seksi në botë, por pas vendimit të fundit që ka marrë në lidhje me pamjen e tij fizike rrezikon “të mos jetë më”.
Bëhet fjalë për të shumëpëlqyerin Jason Momoa, i cili ka ndërmarrë një hap drastik për të ndryshuar diçka të rëndësishme në jetën e tij.
Jason ka postuar në Youtube videon teksa heq të gjithë mjekrën.
Ndërkohë ai po flet me mikun e tij për rëndësinë e riciklimit.
Dhe mesa duket kjo ishte mënyra e tij për të marrë vëmendjen për një çështje me rëndësi.
“Lamtumirë DROGO, AQUAMAN, DECLAN, BABA! Po e heq këtë bishën, është koha për një ndryshim.
Një ndryshim për mirë… për fëmijët e mi, për fëmijët e tu, për botën. Le të bëjmë një ndryshim pozitiv për shëndetin e planetit tonë.
Le të pastrojmë oqeanet tona dhe tokën tonë. Bashkohu në këtë rrugëtim.
Le të bëjmë një ndryshim me aluminin e riciklueshëm përjetësisht.
Ujë në kanaçe, JO në plastikë.”- shkruhet krahë videos.