MENU
klinika

Kakavijë

Bllokohen ilaçe kontrabandë në autobus

17.04.2019 - 15:08

Përgjatë ditës së sotme në Kakavijë, raportohet të jetë bllokuar një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Sipas policisë, ilaçet u gjendën të fshehura brenda një autobusi të linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues shtetasin me iniciale V.V.

“Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ilaçe kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V,u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.” -njofton policia.

Sa do paguajnë qytetarët

Rritet çmimi i ujit për 12 bashki

“Travel off Path”: Shqipëria, parajsa mesdhetare

Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse

Një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës

BBC: Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës

“Ndërtimi, drejt fazave finale”

Rama inspekton punimet në aeroportin e Vlorës