Kjo javë nisi e trishtuar për parizienët dhe madje për gjithë Europën.
Ngjarja e rëndë dhe e trishtë e djegies së katedrales së Notre Dame për një tjetër arsye ka marrë tani vëmendjen e të gjithë botës.
Kjo vazhdon të jetë ngjarja më e komentuar në mediat jo vetëm franceze por edhe ato botërore.
Ndërkohë të gjithë janë përqëndruar në gjetjen e shkaqeve të rënies së zjarrit apo në deklaratat e Presidentit francez për ringritjen e saj edhe më të bukur.
Por në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto drithëruesetë cilat kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Sipas “The Sun”, e siç shihet edhe në këtë foto, në dy raste, mes flakëve e tymit shfaqet imazhi i Jezu Krishtit.