MENU

Rekordi i muajit Mars

INSTAT, në 31 ditë 24 persona humbin jetën në aksidente

23.04.2019 - 16:44

Gjatë muajit mars 24 persona kanë humbur jetën në aksidente.

Sipas të dhënave të INSTAT edhe numri i të plaguarve ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Shkak kryesor për aksidentet vijon të mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve. Muaji mars ka qenë i përgjakshëm përsa i përket numrit të aksidenteve të regjistruara në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT në vend janë shënuar 10 viktima më shumë krahasuar kjo me një muaj më parë.

Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore rezulton se është 24 persona nga 14 që ishte një vit më parë. Ndërsa në total në Mars të këtij viti numërohen 127 aksidente rrugore nga 123 aksidente të ndodhura në Mars 2018, duke u rritur me 3,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kryeqyteti mban numrit më të lartë të aksidenteve të shënuara e lidhur kjo edhe me fluksin e lartë të qarkullimit të automjeteve e ndjekur nga Durrësi, Lezha dhe Fieri. Ndërsa përsa i përket numrit të viktimave rezulton se në Shkodër ka pasur më shumë aksidente me pasojë vdekje e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.

Të plagosurit

Edhe numri i të plagosurve ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u regjistruar 7 persona më shumë.

Shkak për ndodhjen e aksidenteve vijojnë të mbeten sjelljet e drejtuesve të mjeteve dhe më shqetësues është fakti që mosha e drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident është mosha 25 –35 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Buletini i aksidenteve rrugore

Sezoni turistik në Shkodër me më pak viktima

152 viktima në nëntë muaj

Aksidentet, mbi 14 milionë euro dëme