MENU
klinika

Takimi zyrtar

Italia jep ‘Ok’: Të hapen negociatat për Shqipërinë!

24.04.2019 - 18:41

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Zëvëndëspresidentin e Parlamentit Europian dhe Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Fabio Massimo Castaldo.

Kryetari i Kuvendit i shprehu Zëvëndëspresidentit Castaldo mirënjohjen e vlerësimin për ndihmën dhe mbështetjen që Parlamenti Europian, dhe Italia i kanë dhënë Shqipërisë për nxitjen e perspektivës së integrimit evropian dhe për reformat gjithëpërfshirëse e transformuese që ka ndërmarrë

Shqipëria i ka bërë të gjitha “detyrat e shtëpisë” për plotësimin e standarteve në pesë proritetet kyçe që përcaktuan rekomandimet e Këshillit Europian dhe po vazhdojmë të përparojmë në zbatimin e reformave integruese, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dekurajimin dhe zvogëlimin e kërkesave të azilkërkuesve në të gjitha vendet e BE-së.

Vendimi pozitiv i Këshillit në Qershor 2019 do të ishte një moment vendimtar për të treguar gatishmërinë e BE-së për të ruajtur dhe forcuar perspektivën tonë evropiane, por edhe përkushtimin e BE-së ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. ”, nënvizoi Ruçi.

Zëvëndëspresidenti i Parlamentit Europian dhe Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Fabio Massimo Castaldo, falenderoi Kryetarin e Kuvendit  Gramoz Ruçi, për takimin.

 “Unë, ashtu si edhe Ju, mendoj se BE bëhet më e fortë me një Ballkan Perëndimor të integruar dhe po përpiqem që këtë qasje ta krijoj edhe për ato vende, të cilat për momentin mund të kenë mendime të ndryshme.

Ne nuk duhet t’i lemë aktorët globale jo dhe kundër europianë të penetrojnë në Ballkanin Perëndimor dhe të devijojnë perspektivën europiane të rajonit. Ne po luftojmë fort që në qershor të hapen negociatat dhe Shqipërinë e duam të parën e klasës dhe në krye të listës.

Jam shumë i preokupuar nga qëndrimi i opozitës ndaj parlamentit dhe zgjedhjeve lokale sepse këto qëndrime dëmtojnë kohezionin politik brenda vendit. Megjithatë, pavarësisht këtyre qëndrimeve, Italia që është vendi im, po lobon fort për hapjen e negociatave në qershor.

Ne nuk duhet të zhgënjejmë dhe dekurajojmë shqiptarët, por të njohim e vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për reformat integruese, sidomos reformën e vështirë dhe unike në drejtësi. Kam qenë dhe do të jem personalisht dhe institucionalisht, si italian dhe europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019.”, nënvizoi Castaldo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë thotë zëdhënësi i qeverisë gjermane?

Negociatat për Shqipërinë/ Gjermani vë kushte


Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika