MENU
klinika

Video

John Legend, zëri pas asistentit vokal “Google Assistant”

06.04.2019 - 10:21

Pyet “Përshëndetje, Google” dhe të përgjigjet John Legend. Këngëtari është zëri pas asistentit vokal “Google Assistant”, për përdoruesit në SHBA, për një kohë të limituar.

Në fakt, bën habi të dëgjosh parashikimin e motit apo të tregohet një barsoletë në vend që të dëgjohet një këngë e tij.

Lëvizja e “Mountain View” synon të afrojë sa më shumë persona për të ofruar shërbimet e veta, nga smartphone te “Google Home”.

Legend siguroi fansat se në shtëpi do të dëgjojë zërin standard të shërbimit, pasi ndihet shumë çuditshëm kur dëgjon zërin e tij.