MENU
klinika

Sërish bashkë pas karrierave solo

“Jonas Brothers” nuk ndalen pas ribashkimit

08.04.2019 - 12:49

Jo shumë kohë pas publikimit të videoklipit të këngës “Sucker”, vëllezërit e njohur, Joe, Nick dhe Kevin Jonas, e kanë incizuar edhe një këngë tjetër me titull “Cool”.

Këngën e re e kanë shoqëruar edhe me një videoklip , ndërsa të tre vëllezërit muzikantë kanë treguar se nuk kanë në plan të ndalen pas ribashkimit të grupit.

Grupi “Jonas Brothers” u shpërbë zyrtarisht në vitin 2013, sepse vëllezërit dëshiron të ndiqni karriera solo.

Megjithatë, në shkurt të këtij viti, ata vendosën të ribashkoheshin dhe të vinin me materiale të reja muzikore.

Ndërkohë, grupi i pop-rokut “Jonas Brothers” ekziston që nga viti 2005, ndërsa djemtë u bënë të famshëm falë paraqitjes në rrjetin televiziv, Disney Channel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN