MENU
klinika

Leximi si përvojë jetësore

Ka libra që ju mësojnë të jeni praktikë

12.04.2019 - 14:18

Njerëzit mësojnë gjatë gjithë jetës. Përmes ritmit të shpejtë të zhillimit të teknologjisë, apo edhe si shkak i nevojës pë te qenë kurdoherë të informuar, dijet zënë një vend shumë të rëndësishëm.

Praktika është jo pak, një mënyrë shumë e mirë njohjeje. Por, a e dini se ka edhe libra që ju mësojnë sesi të jeni më praktikë përmes teorisë së tyre?
Çdokush dëshiron të përvetësojë aftësi të reja, sa më shpejt të mundet.

Më poshtë, gjeni librat që ju mundësojnë të fitoni disa aftësi dhe në një kohë shumë të shkurtër:

 

DALLONI GËNJESHTARËT:

“The Body Language of Liars” – Lillian Glass

Aftësia për ta kuptuar nëse një person po gënjen apo jo, është një superfuqi e mirë që mund ta keni. Në fakt, çdo njeri mund ta ketë këtë aftësi. Lillian Glass, eksperte e gjuhës së trupit, në këtë libër tregon sesi ta detektoni çdo gënjeshtar.

 

MËSONI NJË GJUHË TË HUAJ

“Becoming Fluent: Hoë Cognitive Science Can Help Adults Learn a Foreign Language” – Richard M. Roberts, Roger J. Kreuz

Autorët e këtij libri janë shkencëtarë, të cilët kanë mbledhur të gjithë përvojën e tyre shkencore për t’u ndihmuar të rriturve ta mësojnë më shpejt një gjuhë të huaj. Kreuz dhe Roberts tregojnë se si ta zhvilloni shprehinë e të mësuarit diçka të re, se përse nuk duhet të mbingarkoheni me materiale dhe si të mos bëheni një person që i përdor vetëm frazat e parapërgatitura.

 

 

ZHVILLONI NJË KUJTESË SHUMË TË FORTË

“The Poëer of Forgetting: Six Essential Skills to Clear Out Brain Clutter and Become the Sharpest, Smartest you”

Një shkrimtar dhe matematikan janë bashkuar për t’jua sjellë këtë libër. Ata kanë krijuar një udhërrëfyes të mahnitshëm për njerëzit që duan ta zbulojnë potencialin e tyre të plotë. Ky libër nuk ka të bëjë vetëm me memorien, por edhe se si të bëheni më efikas në çdo gjë që bëni. Autorët ju furnizojnë me një strategji mësimi dhe me ushtrime të cilat ju ndihmojnë të adaptoheni me këtë mënyrë të të menduarit.

 

 

MËSONI SI TË VIZATONI

“You Can Draë in 30 Days” – Mark Kistler

Autori ju premton se nëse i shpenzoni 20 minuta në ditë për një muaj, nuk do të bëheni artist i talentuar, por të paktën një person që vizaton mjaft mirë. Kjo për shkak se vizatimi është aftësi e lehtë për t’u mësuar e jo talent.

 

 

SI TË KENI ZAKONE TË MIRA
“52 Small Changes for the Mind” – Brett Blumenthal

Blumenthal ju ofron mënyrat më të thjeshta, përmes të cilave mund t’u ndryshojë gjithë jeta. Autori është i bindur se çdo ndryshim i madh bëhet me nga hapa të vegjël, që duhet të ndërmerren paraprakisht.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo çdo gjë që mësuam në shkollë është e saktë

8 faktet e gabuara që mësuam në shkollë


Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse