MENU
klinika

Kaos në Greqi

Refugjatët tentojnë të “thyejnë” kufirin

05.04.2019 - 09:02

Një gjendje kaosi është shkaktuar në Selanik të Greqisë.

Pas lajmit se janë hapur kufijtë, qindra emigrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë janë mbledhur afër një kampi në Selanik dhe po planifikojnë të kalojnë kufirin me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që prej rajonit të Ballkanit, të shkojnë në vendet evropiane për të kërkuar azil.

Sipas njoftimit të policisë së vendit fqinjë, mësohet se janë rreth 500 persona, ku përfshihen këtu familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë misri, dhjetë kilometra në perëndim të Selanikut.

Të gjithë këta refugjatët kanë ngrituer tenda.

Kjo mbledhje e refugjatëve erdhi si një përgjigjje ndaj një thirrjeje anonime në rrjetet sociale për të kaluar kufirin grek me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të vazhdojnë rrugën drejt vendeve të Ballkanit.