MENU
klinika

Detajet

Kapen 15.7 mln euro kokainë në Maltë, kishte destinacion final Shqipërinë

22.04.2019 - 11:38

Një sasi e madhe droge është kapur në Maltë. Sasia prej 144 kg kokainë ishte fshehur në 3 kontenjerë në Freeport.

Vlera e kokainës shkonte në 15.7 milionë euro.

Mediat vendase raportojnë se dy prej kontenierëve kishin si destinacion Portin e Durrësit dhe Malin e Zi.

Droga u gjet në ndarë në 120 pako dhe në kontenierët e nisur drejt Shqipërisë u gjetën 48 kg kokainë.

Autoritetet Malteze kanë ngritur alarmin për sasitë e mëdha të kokainës që po kalojnë tranzit në vendin e tyre pasi vetëm për këtë vit janë sekuetruar rreth 750 kg drogë.

Ndërkohë kjo është sasia e 3-të e kokainës e kapur në këtë vend me destinacion Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Operacioni i policisë italiane dhe shqiptare pranë Otrantos

Kapet skafi me 700 kg drogë, në pranga 2 shqiptarë

Operacionet ‘blic’ të policisë

Elbasan/ Aksioni i policisë, kapet trafikanti i drogës