MENU
klinika

"Konferenca e Klimës"

Incident në Tiranë, ‘përplasen’ Kosova me Serbinë

05.04.2019 - 12:01

Konferenca për “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, që duhej të niste në orën 10:00 në Tiranë nuk ka nisur.

Mësohet se shkak është bërë një problem mes delegacionit serb dhe atij kosovar.

Delegacioni serb nuk ka pranuar të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme.

Të ftuar në konferencë janë edhe shumë ambasadorë nga vende të tjera dhe donatorë të huaj.

Gjithashtu në koferencën e parashikuar ka edhe përfaqësues nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.