MENU
klinika

Territori të vihet në funksion

Korçë/ Bashkia kërkon pronësinë e ish-aeroportit të Lumalasit

07.04.2019 - 14:42

Bashkia e Korçës ka nisur procedurat për të trasferuar si pronë të saj ish fushën e aeroportit të Lumalasit.

Në mbledhjen e Këshillit bashkiak të qytetit u miratua kjo kërkesë që ka si projekt rivënien në funksionim të aeroportit të Lumalasit.

Projekti është madhor, dhe qasja jonë do jetë ta nisim fillimisht me fluturime turistike e sportive. Duhen disa investime minimale si rrethimi, heqja e blloqeve të betonit e nivelimi i tokës’ tha kryebashkiaku Sotiraq Filo. Sipas KorçaReport. ai sqaroi se është hartuar edhe studimi i fizibilitetit që e nxjerr TV (me fitim) funksionimin e aeroportit edhe nga ana ekonomike.

Për të mundësuar ndërhyrjen apo realizimin e këtij projekti, duhet që territori i ish-aeroportit të Lumalasit të kalojë nga pronësia e Ministrisë së Mbrojtjes në zotërim të bashkisë Korçë pa të drejtë tjetërsimi veç destinacionit si aeroport.

Tashmë është zgjidhur edhe pengesa me konçesionarin e Rinasit dhe projekti i rëndësishëm jo vetëm për Korçën por edhe rajonin juglindor është gati të konkretizohet. Aeroporti i Lumalasit është hapur që nga vitet ’30-të të shekullit të kaluar.

Vitet e fundit sipërfaqja që ze ky aeroport i pa vënë në funksionim deri më tani u zu me blloqe betoni pas rastit të trafikut të drogës nga ajri në Divjakë.