MENU
klinika

Detajet

KPK e konfirmoi/ KPA shkarkon gjyqtarin që kaloi Vetting-un, arsyeja

18.04.2019 - 09:33

Gjyqtari Astrit Faqolli, i cili kaloi me sukses Vetting-un është shkarkuar nga KPA.

Faqolli është gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Ai kaloi Vetting-un, por u ankimua nga Komisioneri Publik.

Shkak për shkarkimin e tij, sipas KPA-së është bërë pasuria e pambështetur.

KPK e konfirmoi në detyrë, por komisioneri Publik e ankimoi vendimin me arsyen:

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ”, thuhet ne njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I ndërpritet edhe shkollimi

KPK shkarkon ndihmësin ligjor Artor Ylli