MENU
klinika

"Do të ketë..."

Kryemadhi “kërcënon” Ramën: LSI nuk është më e Metës, mos guxo…

26.04.2019 - 12:24

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një deklarate për mediat i është drejtuar kryeministrit Rama me një mesazh.

Kam një mesazh për Ramën nga parlamenti i LSI. Meqë ka merak të madh për LSI, po ia bëj të qartë që LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që kishte hallin e stabilitetit e të dashurisë dhe qetësisë.

Dashuri dhe qetësi me kriminelin ka mbaruar, nuk ka me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve.

E dimë që është e vështirë, por ne nuk do ndalemi, mund të ndalen burrat, por gratë e këtij vendi jo.

Rama të mos guxojë të cënojë asgjë të shqiptarëve se nuk do ketë përballje ligjoje, por personale se nuk ka për ta falur të aradhmen e fëmijëve asnjë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se opozita vazhdon t’i qëndrojë kërkesave të saj për një qeveri tranzitore, ndërsa shtoi se marrëveshja e firmosur pak ditë më parë më PD dhe aleatët, është një marrëveshje që ka bërë bashkë 60% të votuesve.

Faktorit ndërkombëtare ia kemi bërë të qartë dhe jemi të palëkundur në kërkesat tona.

Sa i takon angazhimeve tona, të LSI, do të jemi në kontakt të vazhdueshëm më njëri-tjetrin, do të jetë e pandalshme, jo për takime e mitingje, por për tu takuar me njerëzit.

Njerëzit e LSI duhet të zgjohen, jo për ta bindur njëri-tjetrin, por të takojnë njerëzit, që nuk e dinë rolin e LSI në 8 vite qeverise dhe se çafër kanë bërë.

Roli i LSI me PS ka qenë domethënës që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit në BE, vendimtar roli i LSI për frenimin e korrupsionit në radhët e PS, për lirinë e mediave, e kështu me radhe”, u shpreh kryetarja e LSI.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika