MENU
klinika

Këshilla

Kurrë mos i ngrohni këto ushqime në mikrovalë!

01.04.2019 - 15:27

Shumë persona, e kanë bërë si rutinë të jetës së tyre ngrohjen e ushqimeve. E vërteta është se ka disa produkte ushqimore të caktuara që edhe mund të konsumohen pas ngrohjes së tyre, por disa të tjera janë shumë të dëmshme për organizmin në tërësi.

Ju ftojmë të njiheni me disa ushqime të cilat nuk këshillohen të ngrohen për herë të dytë apo të tretë:

Patatet

Patatet kanë vlera të larta ushqyese, por nëse i konsumoni një ditë apo më shumë pas gatimit, duke i ngrohur, ato i humbasin krejtësisht vlerat.

Vezët

Vezët mund të rezultojnë vdekjeprurëse nëse ato qëndrojnë disa ditë të gatuara, dhe konsumohen më pas të ngrohura.

Mishi i pulës

Nëse konsumoni mishin e pulës një ditë pas gatimit, dëmtoni rëndë organizmin tuaj, pasi tretet tepër me vështirësi, duke shkaktuar probleme me sistemin e tretjes.

Kërpudhat

Janë një ndër ushqimet më të rrezikshme, nëse i konsumoni disa ditë pasi janë gatuar dhe i ngrohni ato. Është e rekomanduar që kërpudhat të konsumohen menjëherë pas përgatitjes.