MENU
klinika

Leka i Madh vdiq pas 6 ditësh

Zgjidhet misteri që habiti historianët

16.04.2019 - 17:36

Misteri vdekjes së Aleksandrit të Madh, që ka habitur historianët, mund të zgjidhet më në fund. Teoritë e mëparshme kanë arritur në përfundimin se ai vdiq nga infeksioni, alkooli apo vrasja.

 

Megjithatë, sipas një studim së fundmi, ai u prek nga çrregullimi neurologjik “Guillain-Barré Syndrome” (GBS), që mund ta ketë lënë të paralizuar. Historianët shprehen se Aleksandri i Madh nuk vdiq menjëherë, por u paralizua 6 ditë përpara se të vdiste.

 

 

Në një artikull të botuar në Buletinin e Historisë së Lashtë, Dr Katherine Hall, një Lektore e Lartë në Shkollën e Mjekësisë Dunedin dhe mjeke praktikante, thotë se teoritë e mëparshme rreth vdekjes së tij, nuk kanë qenë shumë bindëse pasi nuk shpjegojnë të gjithë ngjarjen.

 

 

“Dua të nxis debat të ri dhe ndoshta ta rishkruaj historinë duke argumentuar, se vdekja e vërtetë e Aleksandrit ishte gjashtë ditë më mbrapa datës që është përcaktuar”- tha ajo. – Vdekja e tij mund të jetë rasti më i famshëm i pseudotankos ose diagnoza e rreme e vdekjes, e regjistruar ndonjëherë.

Fillimisht, thuhet se 32-vjeçari ka pasur ethe; dhimbje barku; paralizë progresive, simetrike, në rritje; vuajtje që e shoqëruan deri në vdekje. Sipas një raporti nga epoka romake, Aleksandri vdiq duke ia lënë mbretërinë e tij ‘më të fortë’ ose ‘më të denjë’ të gjeneralëve të tij.
Në një version tjetër, ai vdiq pa thënë asnjë fjalë në koma, pa bërë asnjë plan për mbarëvajtjen e mbretërisë. Trupi i Aleksandrit nuk tregoi shenja dekompozimi edhe 6 ditë pas vdekjes së tij, – tha Dr. Hall.

 

 

‘Grekët e lashtë e konsideruan këtë fakt, si një provë se Aleksandri i Madh ishte perëndi; ky artikull është i pari që siguron një përgjigje në botën reale“. Dr Hall beson se një diagnozë e GBS, e kontraktuar nga një infeksion i Campylobacter pylori (i zakonshëm në atë kohë dhe një shkak i shpeshtë për GBS), qëndron në provën e ashpërsisë shkencore, nga të dy këndvështrimet klasike dhe mjekësore. Shumica e argumenteve rreth shkakut të vdekjes së Aleksandrit, përqendrohen në ethet dhe dhimbjen e barkut. Vdekja e tij u raportua vetëm kur mjekët e lashtësisë vunë re se, nuk kishte puls dhe se nuk merrte frymë. Pavarësisht kësaj ai ka qenë ende i gjallë, ndonëse i pavetëdijshëm dhe tërësisht i paralizuar.

 

Këto vështirësi, së bashku me llojin e paralizës së trupit të tij (zakonisht të shkaktuar nga GBS) dhe nevojën për oksigjen, pakësonin frymëmarrjen e tij. Këto fakte tregojnë se ruajtja e trupit të tij në formë të shkëlqyer, nuk ndodhte për shkak të një mrekullie, por për shkak se ai nuk kishte vdekur akoma.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN