MENU
klinika

Reagimi i ashpër

“Luftë” demokratësh, Rudina Hajdari i “përvishet” PD

04.04.2019 - 12:30

Rudina Hajdari i është përgjigjur kritikave të ish-deputetëve të Partisë Demokratike për faktin se i kërkoi një minutë heshtje në Parlamen Gramoz Ruçit për 4 dëshmorët e 2 prillit.

Përmes një postimi në Facebook, Hajdari shprehet se nuk ishte fyerje ajo që bëri, por vetëm një akt dinjitoz.

Ajo gjithashtu shpërtheu në akuza kundër PD-së, duke i kujtuar se ka bërë politikë për 28 vite me Gramoz Ruçin, ndërkohë që pranoi në grupin e saj Parlamentar, Kastriot Islami dhe Lufter Xhuvelin.

Postimi i plotë:

“Të kërkosh nderim zyrtar me heshtje në Kuvend për Martirët e Demokracisë nuk është fyerje por akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike.

Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë.

Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lufter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion.

Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare..!”, thekson Hajdari.

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri