MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur?

“Luftë” në burgun grek, të burgosurit shqiptarë përleshen…

10.04.2019 - 10:08

Duket se burgjet greke nuk gjejnë qetësi. Në mediat helene është publikuar lajmi se në burgun Avlona në Athinë ka ndodhur një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre arabë.

Incidenti nisi mes dy grupeve, ku fillimisht një shtetas shqiptar dhe një arab filluan të grindeshin verbalisht përpara se të përlesheshin.

Ministria e Drejtësisë në Greqi mohon lajmin se personat kërcënuan me thikë drejtuesin e burgut.

Një konfrontim mes të disa të burgosurve në Paraburgimin në burgun Avlona, e cila së shpejti përfundoi pa lëndime dhe pa ndërhyrjen e policisë sot u shfaq si një” luftë”. Në të vërtetë, trillimet për ‘kërcënim me thikë’ për drejtorin i mohojmë në mënyrë eksplicite“, thuhet në njoftimin e ministrisë.