Bashkëshortja bukuroshe e këngëtarit Sinan Hoxha ka festuar me familjarë dhe miq në një festë luksoze.
Përmes llogarisë së saj në instagram ajo ka publikuar pjesë nga festa duke i ndarë kështu me të gjithë ndjekësit e saj momentet e veçanta dhe emocionuese në ditën e lindjes.
Në këtë datë me rëndësi për të, bukuroshja shqiptare ka marrë shumë urime nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Sigurisht ndër urimet e shumta nuk do të mungonte edhe ai nga bashkëshorti. “Urime dashuri“, shkruan këngëtari nëpërmjet rrjeteve sociale.
Fotot tregojnë më së miri edhe emocionin në sytë e Andrrës e cila duket tejet e lumtur në këtë ditë të sajën.
Kujtojmë se para pak kohësh ajo u përfol për një shtatzani të mundshme të cilën vetë Sinan Hoxha e mohoi.