MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Makinat antike “pushtojnë” Kryeministrinë

24.04.2019 - 12:29

Godina e Kryeministrisë është rrethuar sot nga makina antike luksoze në kuadër të projektit “Retro Publik”, i drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Shqiptar.

Dita e sotme duket sikur na ka kthyer pas në kohë.

Makinat nga “Rolls Royce” deri tek “Mercedezet” më antik janë vendosur sot në hyrje të Kryeministrisë.

Ndryshe nga javët e shkuara që kjo godinë rrethohet nga protestuesit e opozitës, sot ajo është mbushur me makinat e koleksionistëve shqiptar.

Projekti në fjalë ka për synim që të nxisë zhvillimin e një debati publik dhe të përmirësojë legjislacionin shqiptar për koleksionistët dhe restauratorët e makinave antike.

Për këtë ekspozitë do të ketë dhe një diskutim në qendrën COD në Kryeministri.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika