MENU
klinika

Arsyeja e rrëmbimit

Mbanin peng prej 4 ditësh të riun, policia arreston një nga autorët

12.04.2019 - 09:36

Një person, i cili ishte marrë peng prej 4 ditësh nga dy të tjerë në Fushë-Krujë është liruar nga Policia Shtetit.

Arsyeja e pengmarrjes mësohet të jetë për motive përfitimi material.

Mësohet se i rrëmbyeri ishte një 29-vjeçar nga Fieri, ndaj operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.

Operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas përdorimit të metodave speciale te hetimit, u finalizua operacioni policor “Plugu”.

Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH. Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor.

Policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim. Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN