MENU
klinika

Detaje

Mbledhja e Kryesisë së PD/ Zbardhen porositë e Bashës, ç’kërkoi për protestën

08.04.2019 - 12:17

Gjatë ditës së sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Mësohet se gjatë mbledhjes ai ka qenë i prerë me porositë për ish-deputetët dhe gjithë anëtarët e kryesisë.

Basha ka kërkuar që për protestën e 13 prillit duhet një organizim kapilar për të pasur pjesëmarrje edhe më të madhe se dy protestat e tjera.

Gjithashtu ai ka kërkuar që mbështetja që ata kanë të përkthehet në votë.

Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj.

Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme; Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore”, ka theksuar Basha, duke porositur që kjo duhet shpjeguar kudo në çdo takim.