Hebrenj nga 130 vende të botës e që flasin më shumë se 100 gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe shqipen, kanë emigruar në Izrael, duke sjellë kultura, tradita dhe eksperienca të ndryshme, e që i vunë në shërbim të atdheut tyre të ri.
Izraeli ka një sipërfaqe pak më të vogël se Shqipëria dhe dyfish më të madhe se Kosova.
Ka rreth 22.000 km2 (i 150-ti në botë) dhe afërsisht 9 milionë banorë (i 97-ti në botë), por ka një PPB (GDP) prej 390 miliardë dollarë projeksioni për 2019 (i 39-ti në botë).
Por, si shpjegohet mrekullia ekonomike e tij?
Izraeli u krijua për të përmbushur premtimin e lashtë të Profetit Jeremiah: “Fëmijët e tu do të kthehen në vendin e tyre” (Jeremiah 31:17).
Hebrenjtë nga 130 vende të botës e që flasin më shumë se 100 gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe shqipen, kanë emigruar në Izrael, duke sjellë kultura, tradita dhe eksperienca të ndryshme, e që i vunë në shërbim të atdheut tyre të ri.
Më shumë se 70 vjet pas themelimit të tij, Izraeli është një fuqi botërore teknologjike, pjesërisht për shkak se është një nga vendet më të larmishme në planet, me qytetarë me origjinë nga Azia, Afrika, Evropa dhe Amerika Veriore dhe Jugore dhe me një numër të madh të krishterësh dhe myslimanëve, përfshirë dhe hebrenjtë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova./ IzraeliSot