MENU
klinika

Emri i të porsalindurit

Një anëtar i ri në familje, Tahiri poston foton e të birit

19.04.2019 - 20:24

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është bërë baba për herë të dytë, sërish me një djalë.

E sot, Tahiri e ka prezantuar pjesëtarin më të ri të familjes që qëndron i shtrirë mbi gjoksin e të atit.

I veçantë është edhe emri që kanë zgjedhur për vogëlushin, që të kujton këngëtarin e polifonisë Golik Jaupin, me të cilin Tahiri ka postuar dhe një video kohë më parë kur ishte ministër.


“Im bir, Goliku ? #myson #newborn”, shkruan Tahiri teksa i prezanton botës, djalin e vogël.

Tahiri dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha, kanë edhe një djalë më të madh 8 vjeçar, Drinin.